LAJMI I FUNDIT:

Këngëtarë, aktorë e futbollistë shqiptarë emocionohen nga vizita e Clinton dhe Albright në Kosovë, urojnë 20 vjet liri

Këngëtarë, aktorë e futbollistë shqiptarë emocionohen nga vizita e Clinton dhe Albright në Kosovë, urojnë 20 vjet liri
Fotomontazh: Ridvan Slivova/Telegrafi

Me rastin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, është organizuar ceremoni mikpritëse për ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, dhe ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeline Albright, të cilët këto ditë po qëndrojnë në Kosovë.

Ceremonia e organizuar në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ka mbledhur krerët më të lartë politik të shtetit, dhe mijëra qytetarë të cilët kanë parë nga afër vizitën e aleatëve tanë amerikanë.

Përfundon ceremonia zyrtare për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë (Foto/Video)
Lexo po ashtu Përfundon ceremonia zyrtare për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë (Foto/Video)

Të emocionuar për këtë vizitë dhe ceremoni duket se kanë ngelur edhe shumë figura publike, të cilët kanë shfrytëzuar rastin për të falënderuar Clinton dhe Albright për vizitën, teksa kanë uruar fansat e tyre përmes rrjeteve sociale për 20 vitet liri që Kosova i shijon.


Telegrafi në vazhdim ju sjellim disa prej tyre:

Capital T

https://www.instagram.com/p/BymwxvRBFP6/

Reperi i njohur shqiptar, Capital T publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi të dy ushtareve femra të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Urime 20 vjet liri Kosovë”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Blero

https://www.instagram.com/p/Bymy96Gnxy9/

Këngëtari i njohur, Blero Muharremi, gjithashtu nuk e harroi këtë ditë. Ai zgjodhi që në rrjetin social Instagram të publikojë për fansat disa fotografi nga lufta.

“Festo por kurrë mos harro. Faleminderit NATO”, ishte ajo që shkruajti në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Leonora Jakupi

Foto: Leonora Jakupi/InstaStory

Ajo e cila e i ka kënduar luftës me këngën më të famshme të karrierës së saj, “A vritet pafajësia”, Leonora Jakupi, publikoi një fotografi të fjalimit që Madeline Albright mbajti në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Zot faleminderit që po i presim këto ditë”, ka shkruar Jakupi, e cila njëherësh është më emocionale në manifestime të tilla, duke qenë vajzë e një dëshmori të rënë gjatë luftës.

Lorik Cana

Foto: Lorik Cana/InstaStory

ISh-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, ka ngelur gjithashtu i emocionuar nga vizita e Clinton dhe Albright në Kosovë. Ai zgjodhi që në InstaStory të ndajë me fansat një fotografi nga ndërhyrje trupave të NATO-s gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“12.06.1999”, ka shkruar ai në mbishkrimin e kësaj fotografie, duke kujtuar datën më të rëndësishme të popullit kosovar, atë të çlirimit.

Ramë Lahaj

Foto: Ramë Lahaj/InstaStory

Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, ka rishpërndarë fotografinë krahasuese të vizitës së parë të Bill Clintonit në Kosovë, me atë që ai realizoi me të mbërrirë në Prishtinë gjatë vizitës së tij të dytë.

“Heroi jonë Bill Clinton”, ka shkruar Ramë Lahaj, i lumtur për vizitën e ish-presidentit amerikan në Kosovë.

Labinot Tahiri

Foto: Labinot Tahiri/InstaStory

Këngëtari dhe deputeti i njohur Labinot Tahiri, ka publikuar në InstaStory fotografinë e mirëseardhjes të Clinton dhe Albright në Kosobvë.
“Publik i dashur e familje, shqiptarë të dashur t’i nderojmë me daljen tonë në shesh”, kishte shkruar Labi, duke bërë kështu thirrje për daljen në sheshin “Skënderbeu”.

Naser Rafuna

Foto: Naser Rafuna/InstaStory

Aktori Naser Rafuna publikoi fotografinë e vizitës më të fundit të Bill Clintonit në Kosovë.

“Një njeri me një emër: Zotëri”, shkruajti ai në mbishkrimin e këtij imazhi, duke treguar respektin e tij maksimal ndaj presidentit të 42-të të ShBA-së.

Adelina Emini

Foto: Adelina Emini/InstaStory

Këngëtarja dhe ekonomistja e njohur, Adelina Emini, zgjodhi të publikojë një fotografi të realizuar në Shtete e Bashkuara tërikës, për të shprehur mirënjohjen e saj ndaj shteti aleat.

“Zoti e bekoftë Amerikën”, shkroi Emini në këtë fotografi.

Agnesa Vuthaj

Foto: Agnesa Vuthaj/InstaStory

Edhe modelja e njohur bukuroshe Agnesa Vuthaj, duket të ketë qenë e emocionuar me vizitën e ish-presidentit amerikan dhe ish-sekretaren amerikane të shtetit.

Ajo në InsatStory ndau me ndjekësit imazhin që krahason dy vizitat e Clintonit në Kosovë – atë të vitit 1999 me të tanishmen, në 2019-tën. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Dwayne Johnson mbajti duart e vajzave në premierën e filmit, gruaja e tij mbeti në sfond

Magazina
Kalo në kategori