Agjencia Kundër Korrupsionit, në prezencë të mediave dhe shoqërisë civile, ka tërhequr e shortin për zyrtarët e lartë publik që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë.
Sipas shortit, nga 4862 deklarues, formularët e 974 zyrtarëve do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga ana e AKK-së.
Përtej kësaj liste të dalë nga shorti publik, Agjencia ka mandat që të bëjë kontrollin e plotë të pasurisë edhe të zyrtarëve të tjerë që nuk janë përzgjedhur nga shorti. Agjencia këtë mund ta bëjë sipas detyrës zyrtare apo me kërkesë të publikut apo personave të tjerë të interesuar, në rastet kur ekzistojnë dyshime të bazuara në saktësinë dhe korrektësinë e deklarimeve.
“Kontrolli i plotë i pasurisë së deklaruar bëhet në përputhje me Ligji nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik, sipas dispozitave të të cilit, kontrollit të plotë i nënshtrohen 20 për qind e zyrtarëve që janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre. Procedura e nxjerrjes së listës për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik është zhvilluar duke përdorur dy vazo – në njërën vazo janë vendosur nëntë fleta të palosura të cilat janë tërhequr nga përfaqësuesit e mediave. Vetëm njëra fletëpalosje ka pasur mbishkrimin, ‘përzgjedhësi’, kurse të tjerat kanë qenë të zbrazëta. Njëri nga kameramanët tërhoqi fletëpalosjen me mbishkrimin ‘përzgjedhësi’ dhe sipas procedurës, tërhoqi një numër nga vazoja e dytë ku ishin po ashtu të vendosur numrat nga 1 deri në 9 fletëpalosje. Numri i përzgjedhur ishte 6 dhe për të arritur 20 për qindëshin e listës totale ky numër është rritur progresivisht për 5 (pesë) deri në fund të listës (1, 6, 11, 16, 21,…)”, thuhet në njoftimin e AKK-së.
Të bashkëlidhur gjeni listën e zyrtarëve që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak