LAJMI I FUNDIT:

Lajçak: Situata në Shqipëri mund të çojë në ndalimin e funksionimit të shtetit

Lajçak: Situata në Shqipëri mund të çojë në ndalimin e funksionimit të shtetit

Në një deklaratë të shpërndarë mbrëmjen e së hënës, kryetari i radhës i OSBE-së, ministri i Jashtëm dhe për Çështjet Evropiane i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, shprehu shqetësim lidhur me zhvillimet më të fundit në Shqipëri, të cilat sipas tij “mund të thellojnë më tej krizën politike dhe të çojnë në ndalimin e funksionimit të institucioneve shtetërore”.

Lajçak u bëri thirrje udhëheqësve politikë të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të respektojnë legjislacionin në fuqi, si edhe rolet kushtetuese të institucioneve demokratike përkatëse.

Ai thekson pritshmërinë e tij se udhëheqësit do të veprojnë në përputhje me parimet demokratike dhe do të respektojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar për përfaqësuesit e tyre, brenda kufijve kohorë të vendosur nga kuadri ligjor shqiptar.


Gjithashtu, ai shprehu besimin e tij se Shqipëria është e aftë ta trajtojë vetë situatën, brenda kornizës së saj kushtetuese dhe ligjore, dhe se do të gjejë një zgjidhje, e cila do t’i mundësojë vendit të përqendrohet në sfidat e rëndësishme për qytetarët e Shqipërisë. /Lapsi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Mendoj se po të lë këtë punë, do jem shumë i lumtur”, Rama: Problemi është që e mendon si vazhdon puna këtu, si atje

“Mendoj se po të lë këtë punë, do jem shumë i lumtur”, Rama: Problemi është që e mendon si vazhdon puna këtu, si atje

Lajme
AVONET: Dënojmë dhunën e Policisë ndaj gjashtë të rinjve në Vushtrri, hetim urgjent dhe llogaridhënie

AVONET: Dënojmë dhunën e Policisë ndaj gjashtë të rinjve në Vushtrri, hetim urgjent dhe llogaridhënie

Lajme
Muja i LVV-së: Draft-raporti i Komisionit hetimor për tekste shkollore i hartuar në zyrat e PDK-së

Muja i LVV-së: Draft-raporti i Komisionit hetimor për tekste shkollore i hartuar në zyrat e PDK-së

Lajme
Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK

Mimoza Kusari - Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, njofton se ka kryer operimin në QKUK

Lajme
Tërmet në RMV, epiqendra në veri të Resnjës

Tërmet në RMV, epiqendra në veri të Resnjës

Lajme
Osmani sërish takon sekretarin e NATO-s: Diskutime të vazhdueshme për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rolin e KFOR-it

Osmani sërish takon sekretarin e NATO-s: Diskutime të vazhdueshme për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rolin e KFOR-it

Lajme
Kalo në kategori