LAJMI I FUNDIT:

Mblidhen 130 mijë euro për Editën, familja Gjikolli falënderon bamirësit dhe kërkon edhe 20 mijë euro për pjesën tjetër

Mblidhen 130 mijë euro për Editën, familja Gjikolli falënderon bamirësit dhe kërkon edhe 20 mijë euro për pjesën tjetër

Edita Gjikolli nga Peja, nënë e tre fëmijëve, e cila vuan nga Leukemia Akute po vazhdon të trajtohet në Turqi. Për shërimin e sëmundjes së Editës, nevojitën 150 mijë euro, shumë kjo e cila është e papërballueshme për familjen.

Deri më tani janë mbledhur 130 mijë euro nga qytetarët bamirës nga qyteti i Pejës, po ashtu edhe nga vende tjera brenda dhe jashtë Kosovës. Mirëpo, mungon edhe pjesa tjetër e parave rreth 20 mijë euro për ta mundësuar shërimin e Editës.


Të gjitha lajmet nga Edita Gjikolli
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Edita Gjikolli

Për këtë ndihmë nga qytetarët, familja Gjikolli dhe Muhaxheri përmes një njoftimi kanë falënderuar të gjithë popullin shqiptar të cilët brenda pak ditëve kanë arritur të dhurojnë shumën prej 130 mijë euro për shërimin e Editës, dhe ka kërkuar nga qytetarët të vazhdojnë ende t’iu ndihmojnë me aq mundësi sa kanë.

“Familja Gjikolli dhe Muhaxheri i falënderon qytetarët e Kosovës, dhe të gjithë diasporës, të cilët kontribuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë për të arritur shumën e kërkuar. Falë Zotit dhe njerëzve të vullnetit të mirë, të cilët na u gjenden në këto ditë të vështira. Shpresojmë në përkrahjen tuaj deri në realizimin e shumës se kerkuar”, thuhet në falënderimin e familjes Gjikolli dhe Muhaxheri.

Ndërsa numrat ku mund ta ndihmoni Editën janë:

Numri i xhirollogarisë në TEB bank: 2015000019511584-Veton Gjikolli,

Kodi i Swiftit: TEBKXKPR.

Përmes operatorit telefonik Vala në numrin: 55344, një mesazh kushton 1 euro.

Përmes operatorit telefonik Z-Mobile në numrin: 55344, një mesazh kushton 1 euro.

Numri i telefonit në viber: +38349138108./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënimi i dorasëve, flet axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Ma ka lënë varrën hapur

Dënimi i dorasëve, flet axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Ma ka lënë varrën hapur

Elfije Boletini
“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë

“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë

Drejtësi
O’Brien: SHBA vend mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën

O’Brien: SHBA vend mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën

Lajme
Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar

Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar

Kronika e Zezë

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Festuan apo protestuan: Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan: Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Kalo në kategori