LAJMI I FUNDIT:

Shkarkimi i Metës, Rama 90 minuta takim me ambasadorët në Tiranë

Shkarkimi i Metës, Rama 90 minuta takim me ambasadorët në Tiranë

90 minuta ka zgjatur takimi i kryeministrit me ambasadoret e vendeve të BE-së dhe SHBA, i thirrur nga kryeministri Edi Rama për t’i informuar për shkeljet Kushtetuese që sipas tij presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka bërë.

Një ditë më parë kryeministri Rama tha se me vendimin e anulimit të zgjedhjeve Ilir Meta humbi të drejtën që të qëndrojë në atë zyrë dhe se kjo çështje është në shqyrtim.


Sot kreu i shtetit Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp, duke mbajtur të njëjtin qëndrim në lidhje me anulimin e zgjedhjeve.

Ilir Meta pas vendimit për anulimin e zgjedhjeve bënë shqiponjën me duar (Foto/Video)
Lexo po ashtu Ilir Meta pas vendimit për anulimin e zgjedhjeve bënë shqiponjën me duar (Foto/Video)

Përpara mediave, Ilir Meta firmosi sot vendimin për dekretimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, me argumentin se shtyrja e zgjedhjeve nuk krijon vakum në qeverisjen vendore, ndërsa shtoi se ky vendim është mjeti emergjent për zgjidhjen e krizës politike.

Menjëherë pas këtij akti, Rama thirri kryesinë e PS. nga e cila u deklarua se të enjten ne Kuvend do të nisin procedurat për shkarkimin e presidentit Meta. Pas kësaj mbledhje, Rama kërkoi takim me ambasadorët e BE, për në orën 11:00.

PS: Të enjten nisim procedurat për shkarkimin e Presidentit
Lexo po ashtu PS: Të enjten nisim procedurat për shkarkimin e Presidentit

“Kryesia e PS ka diskutuar mbi aktin brutal të Ilir Metës mbi Republikën Parlamentare të Shqipërisë. Kryesia ka vendosur që të enjten të zhvillojë një debat parlamentar, duke shtjelluar argumentet, se si Ilir Meta ka sulmuar Republikën dhe ka shpikur një institucion që nuk ekziston në asnjë vend të botës, që quhet çdekretim. Në fund do t’i takojë Kolegjit Zgjedhor apo KQZ që ta shqyrtojë nga pikëpamja juridike. Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë. Do të fillojmë procedurën e shkarkimit të Ilir Metës nga Presidenca të enjten. Është detyra jonë për të mbrojtur Kushtetutën”, tha Elisa Spiropali, në përfundim të mbledhjes së Kryesisë së PS-së. /TCH/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori