LAJMI I FUNDIT:

Fushë Kosova përshëndet anulimin e projektit 12 milionësh të BE-së për deponinë e mbeturinave, fajëson Ministrinë e Mjedisit për jotransparencë

Fushë Kosova përshëndet anulimin e projektit 12 milionësh të BE-së për deponinë e mbeturinave, fajëson Ministrinë e Mjedisit për jotransparencë

Komuna e Fushë-Kosovës, ka përshëndetur vendimin e Komisionit Evropian për anulimin e projektit prej 12 milionë eurosh për ndërtimin e deponisë së mbeturinave të rrezikshme në Kosovë. Kjo deponi ishte paraparë të ndërtohet në zonën kadastrale Harilaq në komunën e Fushë Kosovës.

Zëdhënësi i Fushë-Kosovës, Ali Topalli në një deklaratë të dhënë për Telegrafin tha se e kanë mirëpritur vendimin e Bashkimit Evropian, Zyra në Kosovë, për anulimin e projektit ‘Hartimi i planit për deponinë për mbeturinat e rrezikshme'”.


BE anulon projektin 12 milionë euro për ndërtimin e deponisë për mbeturinat e rrezikshme në Kosovë
Lexo po ashtu BE anulon projektin 12 milionë euro për ndërtimin e deponisë për mbeturinat e rrezikshme në Kosovë

“Ne e përshëndesim vendimin i cili ka marrë parasysh vullnetin e qytetarëve të Fushë Kosovës, dhe vendimin e Kuvendit Komunal të datës 25.10.2018”, tha Topalli.

Kurse sa i përket asaj që Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka fajësuar Komunën e Fushë-Kosovës për dështimin e projektit 12 milionë eurosh për mbeturinat, Topalli tha se nuk merren aspak me MMPH.

“Ne nuk meremi me ato se çfarë na fajëson Ministria, sepse ata nuk kanë qenë transparent prej fillimit të këtij projekti, e deri sa ka ardhë kjo situatë”.

Theksojmë se Zyra e BE-së në Kosovë, ka bërë të ditur se i është dashur të anulojë projektin prej 12 milionë eurosh për ndërtimin e deponisë së mbeturinave të rrezikshme në Kosovë, dhe se për fat të keq autoritetet lokale të Kosovës kanë dështuar në fund që ta mbështesin projektin.

BE ka shprehur shqetësim për anulimin e këtij projekti sepse sipas tyre, realizimi i këtij projekti do t’i sillte përfitime të mëdha popullsisë së Kosovës. Dhe se aktualisht nuk ka një përkujdesje për këto mbeturina dhe si të tilla paraqesin kërcënim për shëndetin e njerëzve.

Pas anulimit të projektit nga BE, ka reaguar edhe ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, i cili ka shprehur shqetësim në lidhje me dështimin e realizimit të projektit për ndërtimin e objekteve për ruajtjen e përkohshme të mbeturinave të rrezikshme në Harilaq të Fushë Kosovës, si rezultat i refuzimit të komunës pa ndonjë argument.

Ministria e Mjedisit fajëson Komunën e Fushë Kosovës për dështimin e projektit 12 milionë eurosh për mbeturinat
Lexo po ashtu Ministria e Mjedisit fajëson Komunën e Fushë Kosovës për dështimin e projektit 12 milionë eurosh për mbeturinat

Theksojmë se lokacioni i këtij projekti është kundërshtuar në mënyrë unanime nga Kuvendi i Komunës së Fushë Kosovës, nga qytetarët e fshatit Harilaç dhe fshatrave përreth. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori