LAJMI I FUNDIT:

Meta anulon zgjedhjet, Rama: Votojmë në 30 qershor, Basha: Fituam (Video)

Meta anulon zgjedhjet, Rama: Votojmë në 30 qershor, Basha: Fituam (Video)

Presidenti i Republikës Ilir Meta anuloi zgjedhjet vendore të 30 qershorit  duke çdekretuar vendimin e tij të nëntorit të kaluar. Ky vendim sipas Presidentit erdhi si pasojë e mos reflektimit të asnjërës palë dhe me vetëdije të plotë se kushtet aktuale në krizën që po kalon vendi nuk mund ta mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta dhe demokratike.

Presidenti shkruan në deklaratën e tij se, ka patur parasysh në këtë vendim domosdoshmërinë e çtensionimit urgjent të situatës dhe të rrezikut të përshkallëzimit të paparashikueshëm të konfliktit në vend.


Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, shprehet Presidenti,- janë kriter kryesor i Kopenhagës dhe në kushtet aktuale, për mungesë përgjegjësie të të dy palëve, po shkojmë drejt votimeve një partiake. Në këtë mënyrë minohet çdo mundësi për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, dëmtohet imazhi si vend anëtar i NATO-s dhe cenohet kryesimi i OSBE-në për vitin 2020”. Presidenti ftoi te të gjithë aktorët e përgjegjshëm vendas dhe ndërkombëtarë të bashkojnë kontributet konstruktive për rivendosjen urgjent të dialogut të pazëvendësueshëm politik dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë dhe që i shërben të ardhmes evropiane të Shqipërisë.

Këtë vendim të Presidentit, që u njoftua pak minuta pasi kishte nisur protesta e opozitës, kryeministri Edi Rama  e mësoi gjate fjalës elektorale qe po mbante ne Berat. Ai  tha se zgjedhje do të ketë dhe nuk habitet nga vendimi o Presidentit.

Ndërsa lideri demokrat Lulzim Basha e përshëndeti nga bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, si një vendim që Presidenti e mori i kushtëzuar nga forca e protestuesve. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori