LAJMI I FUNDIT:

Paraqitja e De Jong ndaj Anglisë ishte brilante, dominoi i vetëm mesfushën e Tre Luanëve

Paraqitja e De Jong ndaj Anglisë ishte brilante, dominoi i vetëm mesfushën e Tre Luanëve

Frenkie De Jong ka zhvilluar një super-paraqitje në fitoren e Holandës ndaj Anglisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Holanda ka mposhtur Anglinë në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve me rezultat 3-1 duke kaluar në finale, ku do të takohet me Portugalinë.


Tulipanët zhvilluan një ndeshje të mirë, pasi arritën të kthehen në lojë nga disavantazhi dhe të fitojnë gjithë ndeshjen.

Portugali – Holandë, finalja e madhe e Ligës së Kombeve ekskluzivisiht në IPKO
Lexo po ashtu Portugali – Holandë, finalja e madhe e Ligës së Kombeve ekskluzivisiht në IPKO

Padyshim njëri nga më meritorët e kësaj fitore të Holandës ishte mesfushori i ri i Barcelonës, De Jong, i cili zhvilloi një super-paraqitje.

De Jong dominoi i vetëm gjithë mesfushën e Anglisë, e cila ishte e përbërë nga Declan Rice, Ross Barkley dhe Fabian Delph dhe më vonë edhe nga Jordan Henderson.

De Jong gjatë një dueli me Raheem Sterling (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Mesfushori i Barcelonës ishte lojtari me më shumë prekje të topit, plot 128, më shumë pasime 105, më shumë rikuperime 13 dhe saktësi të pasimeve 96 për qind.

22-vjeçari gjithashtu u zgjodh edhe lojtari më i mirë i ndeshjes.

Më shumë pasime – 105

Më shumë prekje të topit – 128

Më shumë ndërhyrje në top – 5

Më shumë rikuperime – 13

Saktësia e pasimeve – 96%

Lojtari i ndeshjes

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori