Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka fajësuar sot Prishtinën zyrtare për ngecjen e dialogun në Bruksel, pasi sipas tij, vazhdimi i procesit dhe gjetja e një zgjidhje përfundimtare nuk është në interesin e palës kosovare.
Daçiq, pas takimit me shefin e diplomacisë sllovake, njëherësh kreu i misionit të OSBE-së Miroslav Lajçak, tha se dialogu me Prishtinën është në ‘rianimim” dhe se vazhdimi i tij varet nga ‘ata që duhet t’i japin frymën e re’.
Sipas tij, Prishtina zyrtare qëllimisht po e pengon vazhdimin e dialogut, pasi vlerëson se ‘nuk është në interesin e tyre ashtu siç e kanë përshkruar’.
Siç raportojnë mediat serbe, Daçiqi ka thënë se samiti i fundit në Berlin dhe ai i radhës në Paris, nuk janë zëvendësim për dialogun.
“Formati i dialogut nuk mund të ndryshojë pa pajtimin e Serbisë”, tha ai, duke shtuar se të gjithë kërkojnë që në dialog të hyjë SHBA, por jo edhe Rusia.
“Prishtina niset nga ajo se gjithçka ka përfunduar, por nuk është kështu”, tha Daçiq, duke shtuar se qëndrim i tij është që problemi duhet zgjidhur në pajtim me gjendjen në terren tash e dhjetë vjet.
“Beogradi nuk ka sovranitet të plotë mbi Kosovën dhe as Prishtina në veri. Çdo ndryshim i gjendjes mund të ndodh vetëm me forcë dhe ajo do të destabilizonte Ballkanin”, u shpreh ai.
Daçiq tha se kurrë nuk kishte parë një “forcë” të tillë në jetën e tij si ajo e Prishtinës zyrtare, e cila nuk suspendoi vendimin për heqjen e taksës pavarësisht presionit të SHBA-së dhe BE-së.
Ai vlerësoi se historia, se askush nuk mund t’i bëjë asgjë Prishtinës, mund të jetë vetëm një “përrallë që fëmijët nuk i besojnë”.
“Ka kaluar koha për përralla, si dhe koha për filmat vizatimor në orën shtatë e pesëmbëdhjetë”, tha Daçiq.
“Për të shfuqizuar taksat, ata (Kosova) kërkojnë njohjen e pavarësisë së tyre dhe atëherë çfarë duhet dialogu?,” tha Daçiq.
Duke pasur parasysh fuqinë e Prishtinës zyrtare për t’i rezistuar presioneve të tilla ndërkombëtare, Daçiq tha se nëse Franca dhe Gjermania në Paris do të vendosin sanksione ndaj Serbisë për të kënaqur Prishtinën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City