LAJMI I FUNDIT:

Agnelli fluturon për në Baku që ta shikojë nga afër strategjinë e Sarrit për finalen e Ligës së Evropës

Agnelli fluturon për në Baku që ta shikojë nga afër strategjinë e Sarrit për finalen e Ligës së Evropës

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, do të jetë i pranishëm në finalen e Ligës së Evropës që zhvillohet  në mes të Arsenalit dhe Chelseas për ta shikuar nga afër strategjinë e lojës së Maurizio Sarriti.

Kampionët italian e kanë identifikuar trajnerin e skuadrës nga Londra si strategun e tyre të ardhshëm, pas largimit të Massimiliano Allegrit.


Agnelli ka marrë drejtimin e skuadrës së Juventusit nga viti 2012, do të fluturojë për në Baku që ta shikojë nga afër lojën e Sarrit dhe më pas të vendos nëse do ta transferojë atë në Torino.

Massimiliano Allegri (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Trajneri italian ka edhe dy vite kontratë me Chelsea, por duket se do të largohet pas finales së Ligës së Evropës që zhvillohet nesër (29 maj) në Baku.

Në Torino janë të bindur se do ta transferojnë Sarrin nga skuadra londineze, mirëpo këta të fundit duan dëmshpërblim për ta prishur kontratën.

Juventusi përgatit ofertën për Sarrin, Chelsea do kompensim  
Lexo po ashtu Juventusi përgatit ofertën për Sarrin, Chelsea do kompensim  

Sipas Daily Mail, Juvetusi është i gatshëm që t’i paguajë Chelseas rreth shtatë milionë euro për ta lënë të lirë italianin që t’u bashkohet atyre qysh në qershor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori