LAJMI I FUNDIT:

Roma dhe Manchesteri në garë për Andre Onanan

Roma dhe Manchesteri në garë për Andre Onanan
Andre Onana. (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Roma dhe Manchester United janë dy skuadrat që do të bëjnë ndryshime në portë për edicionin e ri.

Giallorosët nuk janë të kënaqur me suedezin Robin Olsen dhe e kanë nxjerrë në shitje.


Ndërkohë David de Gea ka refuzuar rinovimin me Untiedit dhe pritet t’i bashkohet gjigantit francez Paris Saint Germain.

Portieri kamerunas i Ajaxit, Andre Onana është objektivi i të dyja skuadrave për edicionin e ri.

Andre Onana. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

23-vjeçari ka qenë i jashtëzakonshëm këtë edicion dhe ishte ndër më meritorët që Ajaxi fitoi dy trofetë shtetëror dhe arriti deri në Ligën e Kampionëve.

Në 55 ndeshje zyrtare këtë edicion, Onana ka mbajtur 26 herë portën e paprekur.

Numri një i Ajaxit ka kontratë me kampionët e Holandës deri në vitin 2022, por që ka pranuar se do t’i pëlqente të transferohej në një kampionat më të fortë.

Ajaxi është gati ta lë të lirë Onanan të largohet nëse vije një ofertë mbi 35 milionë euro. /Telegrafi/