Policia e Kosovës ditë më parë ka lansuar fushatën vetëdijësuese “Të gjithë jemi këmbësorë”.
Qëllimi i kësaj fushate është sensibilizimi i këmbësorëve për rrezikun në trafik, ka njoftuar PK-ja përmes një komunikate. Policia e Kosovës, konkretisht Divizioni i Komunikacionit Rrugor, në përkrahje nga Departamenti Koordinues i Këshillit për Siguri Rrugore – Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka lansuar fushatën vetëdijesuese “Të gjithë jemi këmbësorë”.
Kapiteni Qamil Behrami nga Policia e Kosovës, tha se deri më tani kanë vdekur 17 persona.
Ai bëri me dije se Policia e Kosovës dhe Ministria, kanë bërë edhe shpërndarja e fletushkave që kanë për qëllim sensibilizimin e pjesëmarrësve në trafik, sidomos këmbësorëve, të cilët janë kategoria më e rrezikuar në trafikun rrugor.
“Ka pasur aksidente me fatalitet, këmbësorët nuk janë të kujdesshëm”, tha ai sot në emisionin “Studio e Hapur”, në RTK3.
Sipas tij shqiptimi i gjobave do të jetë i pashmangshëm për të gjithë ata që shkelin ligjin.
Përdorimi i rrugës duhet të përdoret në mënyrë sociale, që nënkupton se këmbësorët duhet respektuar vendkalimet për këmbësorë dhe vendet tjera të lejuara. Gjithashtu edhe shoferët duhet të lëvizin konform rregullave të trafikut duke mos penguar pjesëmarrësit tjerë. Çdo shkelje e rregullave të trafikut mund të kuptohet edhe si humbje e jetës.
Kurse Fejzullah Mustafa, drejtor i këshillit të sigurisë në trafikun rrugor , tha se ministria ka përkrahur projektin që synon vetëdijesimi. “Për momentin aksidente kemi tek këmbësorët”, tha ai.
Sipas tij edhe për këtë verë janë duke e përgatitur një projekt për shkak se rritet numri i veturave.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë