LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Interit e marrin situatën në dorë: Fitoni, ose do të ketë luftë

Tifozët e Interit e marrin situatën në dorë: Fitoni, ose do të ketë luftë

Java e fundit e Serie A do të dhurojë emocione të forta në garën për vendet në Ligën e Kampionëve.

Atalanta, Interi dhe Milani luftojnë për dy vende që dërgojnë në garën më prestigjioze.


Interit luan në shtëpi ndaj Empolit që po e kërkon shpëtimin. Tensioni në kampin zikaltër është rritur dhe ndaj Empolit nevojiten tri pikët, përndryshe Interi mund të përfundojë në Ligën e Evropës.

Ultrasit e Interit të njohur ndryshe si Curva Nord, kanë vendosur të reagojnë, pasi klubit po i rrezikohet edhe objektivi minimal.

Ata premtojnë mbështetje të madhe në ndeshjen e fundit, por nuk kanë harruar edhe të kërcënojnë, nëse nuk vjen fitorja.

“Asnjë justifikim, asnjë falje, të dielën tregoni b…. Ne do ju mbështesim gjatë gjithë ndeshjes si të ishim sërish në Madrid (aty ku u fitua finalja e Ligës së Kampionëve), por në fund do të ketë festë ose luftë”.

“Mbështesim zgjedhjen e bërë në dhomat e zhveshjes për përjashtimin e Icardit, por të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre”.

“Do japim gjithçka për të mbështetur Interin, por nëse dështoni të realizoni objektivin, beteja nuk do jetë më vetëm për heqjen e Icardit”.

“Do kërkojmë përjashtimin e të gjithë protagonistëve negativë të sezonit, që besojmë akoma se do të mbyllet me realizimin e objektivit të rëndësishëm”, thuhet në letrën e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Kalo në kategori