LAJMI I FUNDIT:

Ekspozitë me 85 fotografi të rralla: Tirana në objektivin e çiftit Quaroni

Ekspozitë me 85 fotografi të rralla: Tirana në objektivin e çiftit Quaroni

Të shohësh Tiranën e dikurshme nëpërmjet 85 fotove, është një rast qe nuk duhet humbur. Gjatë misionit te tyre diplomatik ne vitet 1928-31, Pietro dhe Larissa Quaroni u impresionuan nga njerëzit e thjeshtë, nga kostumet tradicionale dhe nga hapësirat e blerta.

“Gjyshërit e mi erdhën këtu ne fund të vitit 1928 dhe qëndruan këtu deri ne prill të 1931. Gjyshja ime ishte ndikuar shumë nga kurajoja e njerëzve të thjeshtë, pra jo vetëm nga ato te sferës politike, sidomos nga njerëzit që ajo takoi kur udhëtoi në veri. Unë besoj se ajo e ka vlerësuar natyrën shqiptare, sepse kur pashë arkivin me foto kishte shume imazhe të hapësirave të natyrës, por jo vetëm, sepse ka fokusuar edhe kostumet tradicionale te Shqipërisë”, thotë mbesa e tyre, Cristina Quaron. “Ata dëshmuan transformimin e madh te Tiranës, panë kompleksin e ministrisë, bulevardin, rrugë që po ndërtoheshin, sheshin ‘Skenderbej’ që po rinovohej…”!

Ekspozita do të qëndroje e hapur deri ne 29 qershor në ambientet e KOD në kryeministri. /Vizion Plus/


Në trend Kultura

Më shumë
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
KANGË

KANGË

Poezi
HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

HISTORIA E DY NJERËZVE QË PANË NJË ËNDËRR

Fjala+
Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Fjalët dhe shprehjet që i dëgjoni vetëm në Korçë

Kulture
Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Xhubleta dhe marrëzia jonë atdhetare

Kulture
DURIMI

DURIMI

Fjala+
Kalo në kategori