LAJMI I FUNDIT:

Mësohet arsyeja pse Griezmann vendosi të largohet nga Atletico për t’u transferuar te Barcelona

Mësohet arsyeja pse Griezmann vendosi të largohet nga Atletico për t’u transferuar te Barcelona

Antoine Griezmann habiti shumë tifozë të futbollit pasi njoftoi se do të largohej nga Atletico Madridi në fund të sezonit, por tani po dihet arsyeja e vërtetë e këtij largimi.

Futbollisti 28-vjeçar ka qenë i lidhur më parë me Barcelonën, por ai nënshkroi një marrëveshje të re me klubin Los Rojiblancos në vitin 2018.


Megjithatë, gazeta spanjolle Marca raporton se francezi që fitoi Kupën e Botës mori vendimin për të lënë Atleticon dhe t’i bashkohet këtë verës Barcelonës vetëm për një arsye.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës për sezonin e ri me tri transferime
Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Barcelonës për sezonin e ri me tri transferime

Arsyeja është për të mos e humbur shansin për të luajtur së bashku me Lionel Messin raporton Marca.

Gazeta spanjolle shton se kur Griezmann kishte një takim me drejtorin ekzekutiv të Atleticos, Miguel Angel Gil Marin dhe menaxherin Diego Simeone, ku ai tha se nuk mund t’i thotë jo Messit.

Messi thuhet se është arsyeja e vendimit të Griezmannit për t’u transferuar te Barcelona

“Nuk mund t’i them jo Messi”, thuhet të kenë qenë fjalët e sulmuesit francez.

Guardiola refuzon transferimin e Griezmannit: Nuk do ta blejmë
Lexo po ashtu Guardiola refuzon transferimin e Griezmannit: Nuk do ta blejmë

Sipas njoftimeve, kapiten i Barcelonës e ka thirr yllin e Atleticos dhe i ka thënë atij të vijë të luajë për kampionët e La Ligas.

Griezmann, kontrata e të cilit është e vlefshme deri në vitin 2023, ka një klauzolë lirimi prej 120 milion euro në marrëveshjen e tanishme dhe ka qenë i lidhur edhe me skuadrat e Manchester Cityt dhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Bernd Leno i bën një premtim të madh tifozëve të Arsenalit para ndeshjes Fulham – Man City

Premier League
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Për herë të parë në histori të Ligës Premier, gjyqtari i ndeshjes do të mbajë një videokamerë në kokë

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori