Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në takim një delegacion nga Shteti i Iowa-s, SHBA, kryesuar nga Presidenti i kolegjit DMACC (Des Moines Area Community College), Rob Denson.
Ministri Reçica shprehi falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Republikën e Kosovës, në të gjitha fazat e saj të shtetndërtimit dhe zhvillimit.
Ai e njoftoi Denson rreth problemeve që Kosova po përballet sa i përket papunësisë si dhe mungesës së punëtorëve të kualifikuar, sipas nevojave të tregut të punës.
Reçica theksoi se aftësimi profesional dhe orientimi i të rinjve në karrierë janë të domosdoshme dhe çelës i zbutjes së papunësisë në vend.
Në anën tjetër, Denson ofroi mbështetjen e plotë të SHBA-ve për të ndihmuar Kosovën në çështjet për të cilat u diskutua rreth punësimit dhe aftësimit profesional.
Pas takimit, ministri Reçica dhe delegacioni nga Iowa vizituan Qendrën e Aftësimit Profesional në Prishtinë për të parë nga afër punën që bëhet në shërbim të punëkërkuesve, të cilët zgjedhin këtë qendër për të ndjekur trajnimet profesionale në profilet që ofrohen aty. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur