Fotografi të cilat përcjellin një pjesë të përjetimeve të luftës të fundit që u zhvillua në Kosovë, janë vendosur sot në muret e Bibliotekës “Pjetër Bogdani”. Protagonistja kryesore e këtyre fotografive është Veronika Zeka, dikur foshnjë e vogël e sapo kthyer nga malet e Berishës në vendlindje pas përfundimit të luftës.
Ekspozita e hapur të hënën, ka marrë emrin e saj “Veronikë, 20 vjet…”, ndërsa është me foto të Hazir Rekës dhe me reportazhe të luftës së fundit në Kosovë nga gazetarë të huaj.
Veronika sot është studente e Fakultetit të Bujqësisë, ndërsa ka ardhur të shoh prej afër fotografitë që i janë bërë menjëherë pas kthimit në vendlindje.
“Në fotot që shihen këtu, këtu jemi kthyer nga lufta”, tha Zeka.
Profesoresha e Letërsisë Franceze, Nerimane Kamberi, ka treguar se ekspozita është bërë në kuadër të një aktiviteti më të gjerë të përkujtimit, për atë se çka kanë përjetuar shqiptarët ndër vite.
Ndryshe, Ambasada e Francës në bashkëpunim me Shoqatën e Profesorëve të gjuhës frënge të Kosovës, ka organizuar sot konferencën “Kosova ashtu siç e kanë ëndërruar”, që ka për qëllim përmes rrëfimeve personale, nisjen e një analize të ngjarjeve të luftës që kanë ndodhur 20 vjet më parë.
Nga aty doli mesazhi se nëpërmjet syve të fëmijëve dhe gëzimit të tyre, njerëzit obligohen të mendojnë për paqen. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'