LAJMI I FUNDIT:

AGU I FUNDIT

AGU I FUNDIT

Poezi nga: Octavio Paz
Përktheu: Irena Dono

Flokët e tu kanë humbur në pyll,
këmba jote prek timen.
Kur fle je më e madhe se nata,
por ëndrrat e tua ndryhen brenda kësaj dhome.
Sa jemi që jemi kaq të vegjël!
Jashtë kalon një taksi
me fantazma ngarkuar.
Lumi që rrjedh përbri nesh
shkon e vjen pareshtur.