MOS QAJ NËNË ...

Alda Ferreira Pires Barreto de Lara Albuquerque (1930- 1962)

Poezi nga: Alda Lara
Përktheu: Maksim Rakipaj
Mos qaj nënë ... Bëj siç bëj unë, buzëqesh!
I shndërron lotët e një çasti
në këngë shprese dhe nxitjeje.
Ki besim në ditët që të premtova.
Dhe më beso, jam gjithmonë pranë teje,
kur në netët me hënë, era,
pëshpërit vajtimin e pemëve të kokosit,
duke krijuar vargje që nuk i kam shkruar kurrë ...
Jam me ty në ditët e ngricave,
në det ... mbi urën e vjetër ... në Sombrero,
në gjithçka që dëshiroja për veten time ...
Mos qaj, nënë ... Është koha të ecim përpara ...
Ne ecim drejt, dorë për dore,
dhe do të arrijmë në fund një ditë ...
Nga
Telegrafi
2 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































