LAJMI I FUNDIT:

PDSH: Falënderojmë shqiptarët që kontribuan për zgjedhjen e presidentit të ri të shtetit

PDSH: Falënderojmë shqiptarët që kontribuan për zgjedhjen e presidentit të ri të shtetit

Zëdhënësi i Shtabit Qendror të PDSH-së Luan Tresi, në konferencë për shtyp pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, tha se me fitoren e kandidatit të përbashkët qeveritar Stevo Pendarovski, rrumbullakohet procesi i anëtarësimi të vendit në NATO.

Tresi ka falënderuar të gjithë qytetarët dhe simpatizantët e saj, të cilët kanë votuar për Stevo Pendarovskin, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Në emër të shtabit qendror zgjedhor të Partisë Demokratike Shqiptare falënderojmë të gjithë aktivistët dhe simpatizantët për mundin dhe angazhimin që dhanë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Një faleminderim të veçantë për gjithë ata shqiptarë që dolën në votime dhe kontribuuan që të mundësohet zgjedhja e presidentit të Maqedonisë së Veriut”.

“Në bazë të të dhënave me të cilët disponon shtabi ynë, kandidati i përbashkët qeveritar Stevo Pendarovski udhëheq bindshëm, kundrejt kandidates Gordana Siljanovska të OBRM-PDUKM-së dhe aleatëve të saj. Me fitoren e kandidatit të përbashkët qeveritar rrumbullakohet procesi i anëtarësimit të vendit në NATO me të cilin i jepet edhe një goditje tentimit për ndërhyrje e politikës së Rusisë në këto hapësira. Tani më nuk duhet të ketë pengesa që të ecim edhe ma sigurt drejt Bashkimit Evropian”, tha mes tjerash Luan Tresi i PDSH-së.

Ndryshe, sipas të dhënave të para të KSHZ-së, nga më shumë se 85 përqind e votave të numëruara, Stevo Pendarovski është në epërsi ndaj kandidates Gordana Siljanovska./Telegrafi/

Pendarovski është kryetari i ri i Maqedonisë së Veriut (Foto)
Lexo po ashtu Pendarovski është kryetari i ri i Maqedonisë së Veriut (Foto)

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori