LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi planifikon të shpenzojë 540 milionë euro në verë – pesë yjet që do të blihen

Real Madridi planifikon të shpenzojë 540 milionë euro në verë – pesë yjet që do të blihen

Pasi ka paguar 50 milionë euro për Eder Militaon, Real Madridi i ka identifikuar pesë caqe të tjera për në verë, ku premtohet të jetë një rindërtim shumë i shtrenjtë për klubin.

Nëse Real Madrid dëshiron të kthehet sërish në skenë, atëherë do ta bëjë përmes planeve të tyre ambicioze, ku edhe shuma prej 540 milionë eurove është ndarë për blerje.


Trajneri Zinedine Zidane është ulur me shefat e klubit dhe së bashku kanë identifikuar pesë lojtarët.

Zinedine Zidane . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Paul Pogba, Eden Hazard, Christian Eriksen, Tanguy Ndombélé dhe Luka Jovic, janë emrat që trajneri francez i do në Santiago Bernabeu.

Pogba tani 26 vjeç, mund të paguhet te Manchester United rreth 150 milionë euro.

Chelsea kërkon 112 milion euro për Hazardin, që është 28 vjeç, dhe ka kontratë deri në vitin 2020.

Eriksen gjithashtu mbetet pa kontratë pas 12 muajsh dhe kushton 100 milionë euro, edhe pse klubi beson që mund ta marr më lirë.

Pastaj pritet të ndahen 80 milionë euro për mesfushorin e Lyon, Nbombele, 22 vjeç.

I fundit është sulmuesit 21-vjeçar Jovic i Eintracht Frankfurt, që pritet të kushtojë 60 milionë euro.

Blerja e të pesë objektivave do të kërkonte, pra, një shpenzim total të parashikuar prej 487 milion.

Me 50 milionë eurot e paguar për Militao shifra shkon në 540 milionë euro.

Shumë emra do të shiten dhe Reali do t’i sigurojë një pjesë të parave nga shitjet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori