LAJMI I FUNDIT:

Ajaxi me ofertë zyrtare për Martin Odegaard, Real me një propozim interesant për gjigantin holandez

Ajaxi me ofertë zyrtare për Martin Odegaard, Real me një propozim interesant për gjigantin holandez
Martin Odegaard. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Ajaxi është befasia më e këndshme e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Gjiganti holandez ka arritur deri në gjysmëfinale, ku edhe ka triumfuar në ndeshjen e parë në udhëtim 0-1 te Tottenham Hotspur.


Shumë yje pritet të largohen nga gjiganti holandez në drejtim të skuadrave të mëdha dhe tanimë Ajax ka filluar të gjejë zëvendësuesit e tyre.

Lojtari kryesor që po kërkohet nga Ajax për repartin ofensivë është talenti norvegjez Martin Odegaard.

20-vjeçari është i huazuar te Vittese nga Real Madrid dhe ka bërë mirë këtë edicion duke shënuar tetë gola e duke asistuar në nëntë të tjerë.

Martin Odegaard. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Ajaxi tanimë ka bërë ofertë zyrtare prej 20 milionë eurove, por që ende nuk ka arritur marrëveshje me Realin.

Los Blancos kanë kërkuar nga Ajaxi që ta marrin në huazim lojtarin për dy vite pa të drejtën e blerjes.

Por kjo gjë nuk po i pëlqen liderit aktual të Eredivisies, pasi dëshirojnë të paguajnë për 20 milionë dhe ta shesin pas disa viteve.

Gjithsesi trajneri Zinedine Zidane nuk llogarit në norvegjezin dhe ai pritet të largohet ose në huazim ose të shitet përfundimisht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori