LAJMI I FUNDIT:

Tamponët e kanabisit janë këtu për t’ju shpëtuar nga dhimbjet menstruale

Tamponët e kanabisit janë këtu për t’ju shpëtuar nga dhimbjet menstruale

Femra të panumërta ballafaqohen me dhimbje intensive gjatë menstruacioneve, prandaj me siguri se do të ndihen të lehtësuara kur ta dëgjojnë lajmin se një kompani i ka krijuar supozitorët vagjinal nga kanabisi për t’jua larguar dhimbjet.

Tamponët përmbajnë THC dhe CBD, të cilët janë dy përbërësit kryesorë aktivë të kanabisit dhe që janë përgjegjës për lehtësimin e dhimbjeve, relaksimin e muskujve dhe nervave, si dhe për stimulimin e lirimit të kimikaleve të lumturisë në tru, transmeton Telegrafi.


Femrat të cilat i kanë provuar këta tamponë pohojnë se janë shumë efektivë.

Megjithatë, në mënyrë që t’i blini këta tamponë, ju duhet t’i bashkoheni kolektivit të kompanisë “Floria” – e cila e ka krijuar këtë produkt” – dhe varësisht nga shteti ku jetoni, ju duhet at plotësoni një aplikacion bashkë me letrën e rekomandimit të doktorit.

Përndryshe, një paketim me katër tamponë të tillë kushton 44 dollarë.

Sipas sajtit zyrtar të kompanisë, ku mund të gjeni komente të shumta nga femrat që i kanë përdorur këta tamponë, ky produkt është krijuar ë veçanti për t’i liruar dhimbjet menstruale dhe është shumë efikas. /Telegrafi/