Aknet në shpinë: Çfarë i shkakton dhe si duhet trajtuar ato!

Këtu mund të gjeni mënyrën e trajtimit e tyre njëherë e përgjithmonë
Dermatologët i quajnë “bacne”, një bashkim i “back” (shpinës) dhe akneve.
Në mënyrë të ngjashme me aknet dhe njollat në fytyrë, puçrrat në trup shkaktohen nga prodhimi i tepërt i sebumit, ndërtimi i qelizave të vdekura të lëkurës dhe bakteret.
Lëkura në shpinë është jashtëzakonisht e trashë, kështu që potenciali për pore të bllokuara është shumë i lartë, shkruan Glamour.
Akumulimi i vajit dhe qelizave të vdekura të lëkurës krijon një mjedis ideal për shfaqjen e akneve.
Përveç kësaj, ekzistojnë faktorë të stilit të jetës që mund të kontribuojnë në acarime të tilla, si hormone dhe djersitja e tepërt.
Më poshtë, gjeni disa hapa të thjeshtë që mund të ndërmerrni, për të ndihmuar në frenimin e problemit:
1. Lani lëkurën tuaj në dush çdo ditë, duke përdorur një sfungjer ose leckë, për një pastrim më të plotë.
2. Kërkoni për larës trupi ose krem hidratues trupi që përmban acid salicilik, glikolik ose laktik dhe përdorni një scrub (eksfolim për trupin), 2-3 herë në javë, për të parandaluar bllokimin e poreve nga qelizat e vdekura.
3. Lajini sytjenat më shpesh dhe nëse keni lëkurë shumë delikate, lajini ato pas çdo here që i vishni.
4. Mos i ngacmoni dhe mos i shtrydhni asnjëherë aknet! Kjo rrit inflamacionin dhe mund ta bëjë lëkurën më të prirur ndaj acarimeve, citon Anabel.
5. Ndërroni më shpesh çarçafët, këllëfët e jastëkëve dhe peshqirët tuaj rregullisht pasi ato mund të mbledhin vaj, qeliza të vdekura të lëkurës, baktere dhe mbetje nga flokët, lëkura dhe produktet e trupit.
6. Nëse i keni provuar të gjitha këto dhe ende keni akne të theksuara në zonën e shpinës, mund të konsultoheni me një dermatolog, për t’u njohur më mirë me problemet dhe trajtimin përkatës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sheikha Moza, në moshën 65-vjeçare, mahniti në ekspozitën e dedikuar modës

Mbretëresha më e bukur në botë i mahniti të gjithë - eleganca që sfidoi çdo pritshmëri

Qëndrimi në diell me rroba banje të lagura krijon ambient ideal për baktere dhe kërpudha

Cilat ngjyra ju rinojnë, e cilat ju bëjnë të dukeni edhe më të moshuara?

Tri frizura pa tharëse flokësh që do të të shpëtojnë ditën kur jashtë është +30°C

Psikologu nga Kosova paralajmëron prindërit: Mos ua blini fëmijëve arushin Labubu

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë