Kartëmonedha të harruara në xhepa apo që gabimisht kanë përfunduar në lavatriçe? Që janë hekurosur? Apo që gabimisht përfundojnë të bëra lëmsh?
E gjithë kjo i përket të shkuarës, sepse tani po mbërrijnë kartëmonedhat e pashkatërrueshme. Banka Qendrore Evropiane ka prezantuar karakteristikat revolucionare të kartëmonedhave të reja euro, që do të hedhë në qarkullim në fund të majit.
Për të demonstruar rezistencën e tyre të jashtëzakonshme, në kullën Euro kanë prezantuar një video ku kartëmonedhat u nënshtrohen keqtrajtimeve më të rënda; përfundojnë nga mikrovala në ngrirës, rrudhosen dhe zhubrosen, por i mbijetojnë çdo agresioni.
Përveçse janë bërë me material të pashkatërrueshëm, janë edhe të pafalsifikueshme; filigrama e re është studiuar për të qenë jashtëzakonisht e vështirë për t’u riprodhuar, në mënyrë që t’ia vështirësojë jetën falsifikatorëve, përcjell Top Channel.
Banka qendrore do të hedhë në qarkullim edhe kartëmonedhat e reja prej 100 dhe 200 eurosh, edhe ato rezistente. Formatet e fundit, që plotësojnë serinë Evropa, të prezantuar në 2013, kanë portretin e hyjneshës Evropë, siç prezantohej në mitologjinë greke. Për t’i parë sidoqoftë, duhet të presim edhe pak javë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
IPKO me pako ditore dhe javore 3G dhe 4G
Nafta, drejt rënies
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit