Në Samitin e Berlinit i cili pritet të mbahet më 29 prill, ku nikoqir do të jenë kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, liderët kosovarë duhet të jenë të gatshëm të arrijnë kompromise për vazhdimin e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Kështu kanë vlerësuar për Telegrafin analistët e çështjeve politike, Belul Beqaj dhe Ramush Tahiri.
Analisti dhe njohësi i çështjeve politike Belul Beqaj, tha se më e rëndësishme se qëndrimet e liderëve kosovarë do të jetë gatishmëria e tyre, që para nikoqirit, të arrijnë një kompromis për vazhdimin e procesit të dialogut.
Sipas tij, kompromisi racional do të duhej të ndërlidhet me gatishmërinë e dy palëve për t’i hequr pengesat e vazhdimit të dialogut.
“Kryeministri i Kosovës për të hequr tarifën ndërsa kryetarët e Serbisë dhe Kosovës , temën e ndarjes”, ka thënë Beqaj.
Ndërsa, politologu Ramush Tahiri e vlerësoi lart Samitin e Berlinit pasi siç tha ai, marrin pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë Samit, sipas tij do të bisedohet për tema të Integrimeve Evropiane, si dhe bashkëpunimi shumëpalësh dhe dy palësh mes vendeve.
Tahiri tha se Kosova në këtë Samit po shkon me qëndrime të përbashkëta në shumicën e rasteve por edhe me qëndrime dalluese.
“Qëndrimet dalluese janë ndërmjet kryeministrit dhe presidentit. Kjo shihet dhe nga qëndrimi i zyrës së presidentit ku tha se nuk ka nevojë të takohet presidenti me kryeministrin para se të shkojnë, por secili do t’i shpreh qëndrimet e veta kushtetuese dhe ligjore. Për mendimin tim, kjo është një lojë e pandershme mes kryeministrit dhe presidentit sepse dëshirojnë ta shfrytëzojnë Samitin e Berlinit për favore të partive që i përfaqësojnë, edhe pse presidenti është jo partiak në këtë rast”, ka thënë ai.
Tahiri u shpreh se nuk do të diskutohet çështja e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, por do të inkurajohen palët në dialog.
“Normalizimi i marrëdhënieve në mes Serbisë dhe Kosovës pritet dhe inkurajohet nga të gjitha vendet dhe rruga e përparimit në BE varet nga marrëveshjet që do të bëjnë këto dy vende. Ndërsa BE do të përkrahin marrëveshjen e tyre”, ka thënë tutje, Tahiri.
Ndryshe, të ftuar në këtë Samit nga Kosova janë Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa nga Serbia Presidenti Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrja Ana Brnabiç.
Thaçi, Vuçiq, Gjukanoviq dhe Macron janë të vetmit presidentë që marrin pjesë në takim. Të tjerët janë kryeministra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Kambovski: Vendi i vetëm për shkarkimin e anëtarëve është Këshilli Gjyqësor, jo Kuvendi
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite