LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj shpreson se në Samitin e Berlinit do të marr sinjal për liberalizim të vizave

Haradinaj shpreson se në Samitin e Berlinit do të marr sinjal për liberalizim të vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha sot se do të jetë pjesë e samitit në Berlin ku është edhe Serbia e pranishme.

Ai tha se pret që në këtë  samit, Kosova të marr sinjalin për liberalizimin e vizave.


“Kemi interes të shkojmë, është një ngjarje e respektueshme, nuk është vetëm Kosova dhe Serbia, janë edhe vendet e rajonit. Kjo është një shtytje në perspektiven tonë evropiane dhe ajo që na intereson është edhe liberalizimi i vizave, qysh e dini është vonuar shumë”, tha Haradinaj.

Këtë deklaratë Haradinaj e dha në Panairin Ndërkombëtar Prishtina 2019 i cili ka filluar sot.

Bashkë me kryeministri Ramush Haradinaj në Samitin që do të mbahet më 29 prill në Berlin do të shkojë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. /Telegrafi/