LAJMI I FUNDIT:

Familja Kardashian-Jenner në një fotografi të rrallë, pozojnë për herë të parë thuajse të gjithë së bashku

Familja Kardashian-Jenner në një fotografi të rrallë, pozojnë për herë të parë thuajse të gjithë së bashku

Kendall Jenner ndau një fotografi të veçantë me 108 milionë ndjekësit e saj në Instagram të premten në mëngjes.

Në një imazh shumë të rrallë, pothuajse e gjithë familja Jenner/Kardashian, por jo edhe vëllai i familjes, Rob, mund të shihen së bashku, të ulur në një divan në rezidencën e tyre luksoze, teksa festonin Pashkët.


23-vjeçarja supermodele nuk shkroi asgjë në mbishkrimin e fotografisë, thjeshtë vuri një emoji zemre, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Në fotografi, Kim Kardashian shihet pranë burrit të saj, Kanye West, i cili kishte veshur një këmishë të purpurt, si dhe të tre fëmijët e tyre.

Ajo mban Saint-in, tre vjeç, dhe Chikagon, një vjeçe, në prehër ndërsa North West, pesë vjeçe, ishte ulur në supet e reperit në pjesën e pasme të divanit.

Çifti tashmë janë në pritje të fëmijës së katërt, një djalë, që pritet të vijë në jetë në maj përmes një nëne surrogate.

Në të djathtën ekstreme është Khloe me vajzën e saj. Babai i foshnjës Tristan Thompson nuk u pa në fotografi.

Pranë saj është Kourtney pa ish-in e saj, Scott Disick, i cili tani është duke u takuar me modelen Sofie Richie.

Kendall Jenner ishte ulur pranë motrës më të vogël të familjes, Kylie Jenner, bashkë me vajzën e saj.

Reperi Travis Scott, i cili është edhe babai i fëmijës së Kyliet, është gjithashtu pjesë e kësaj fotografie familjare.

Familja dukej se ishte fotografuar kur ishin në festivalin “Coachella”, në të cilin performoi Kanye West, që tërhoqi mbi 50 mijë fansa. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
“Ke nevojë për një masturbim, shko çlirohu” – Julian Deda kalon në ofendime dhe fjalor të rëndë ndaj Eglës

“Ke nevojë për një masturbim, shko çlirohu” – Julian Deda kalon në ofendime dhe fjalor të rëndë ndaj Eglës

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Olta Gixhari ndan fotografi nga vera e kaluar, duke kujtuar figurën e saj para shtatzënisë

Olta Gixhari ndan fotografi nga vera e kaluar, duke kujtuar figurën e saj para shtatzënisë

Magazina
Kalo në kategori