LAJMI I FUNDIT:

Interi dhe Arsenali i bashkohen garës për Andre Gomesin

Interi dhe Arsenali i bashkohen garës për Andre Gomesin
Andre Gomes (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Arsenali dhe Interi janë bashkuar në garën për të nënshkruar këtë verë me mesfushorin nën pronësi të Barcelonës, Andre Gomes.

Everton – ku mesfushori aktualisht po luan, ka paguar një tarifë prej 2.5 milionë eurosh për huazimin e portugezit, por nuk mendohet se do ushtrojnë mundësinë për të nënshkruar përgjithmonë me mesfushorin.


Më parë këtë muaj, The Daily Telegraph raportoi se Tottenham Hotspur është i gatshëm të paguajë 35 milionë euro për të transferuar Gomesin, me kryetarin Daniel Levy duke miratuar këtë veprim.

Barcelona kërkon të përfitojë 40 milionë euro nga Gomes e Suarez
Lexo po ashtu Barcelona kërkon të përfitojë 40 milionë euro nga Gomes e Suarez

Gomes nuk pritet të kthehet në Camp Nou këtë verë dhe klubi nga Londra e Veriut janë potencialisht duke u përgatitur për mundësinë e largimit të Christian Eriksen.

Raporti tregon se Everton nuk ka gjasa të jetë në gjendje të përputhet me kërkesat financiare të rivalëve të tyre, por me Barçën që dëshiron një shitje, marrëveshja mund të jetë ende e realizueshme për klubin nga Merseyside.

Gomes në aksion gjatë një ndeshje ndaj Arsenalit (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Sipas gazetës katalunase Mundo Deportivo, tani garës i janë shtuar edhe Arsenali dhe Interi që duan shërbimet e Gomesit.

Gomes u bashkua me Barcelonën nga Valencia në 2016 në një marrëveshje me vlerë deri në 55 milionë euro, por nuk arriti të lë gjurmë te gjigantët katalunas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

Superylli i Barcelonës me lëvdata të mëdha për Carlo Ancelottin: Lojtarët e ndjekin atë verbërisht

La Liga
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori