LAJMI I FUNDIT:

Gazetari turk i zbulon dy klube italiane dhe një franceze që kanë bërë oferta për Muriqin: Janë refuzuar, lojtari dëshiron Fenerbahcen

Gazetari turk i zbulon dy klube italiane dhe një franceze që kanë bërë oferta për Muriqin: Janë refuzuar, lojtari dëshiron Fenerbahcen

Vedat Muriqi është duke shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Rizesporit në elitën e futbollit turk.

Prizrenasi deri më tani ka realizuar 13 gola në kampionat dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.


E falë formës së mrekullueshme këtë edicion, për yllin e Kosovës nuk kanë munguar as ofertat.

Fenerbahce, Galatasaray e Besiktas janë tri skuadrat e mëdha që e duan Muriqin.

Por së fundmi ka qenë gazetari i njohur turk, Yagiz Sabuncuoglu që ka shkruar se Muriqi dhe Rizespor kanë refuzuar tri oferta, dy nga Serie A dhe një nga Ligue 1.

“Deri më tani, Rizespor ka marrë tri oferta zyrtare për Vedat Muriqin. Genoa, Spal dhe Toulouse dhe të trija janë refuzuar. Dëshira e parë e Muriqit është ta vesh fanellën e Fenerbahces. Nëse nuk ka oferta të tjera do të shikohet e Fenerbahces. Në fillim të javës do të vazhdojnë bisedimet mes dy presidentëve”, ka shkruar në Twitter, Yagiz Sabuncuoglu.

Gjithsesi gazetari turk ka njoftuar se edhe dy skuadrat gjermane, Nunberg dhe Augsburg kanë shprehur interesim për shtatlartin kosovar.

Fenerbahce është gati të ofrojë 3,5 milionë për sulmuesin nga Kosova, por Rizespor për ta lënë të lirë po kërkon shtatë milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori