LAJMI I FUNDIT:

Huawei Mate X do të lansohet në datën e planifikuar, pavarësisht shtyerjes së Galaxy Fold

Huawei Mate X do të lansohet në datën e planifikuar, pavarësisht shtyerjes së Galaxy Fold

Huawei ka konfirmuar se lansimi i Mate X është duke vazhduar përpara, pavarësisht se telefoni rival i palosshëm Samsung Galaxy Fold është tërhequr disa ditë para datës së publikimit,  për shkak të problemeve me qëndrueshmërinë e ekranit fleksibil AMOLED.

Ndryshe nga Galaxy Fold, që paloset në brendësi – duke ruajtur ekranin e mbivendosur brenda telefonit kur nuk është në përdorim, ekrani në Huawei Mate X del në pjesën e jashtme.


Ky është një dizajn krejtësisht i ndryshëm. Është gjithashtu e mundur që qasja e marrë nga Huawei mund të jetë më e besueshme, sepse ndërsa Samsung ka vonuar pafundësisht Galaxy Fold, Mate X është ende në rrugën e duhur.

Huawei konfirmoi se planet për lansimin e telefonit të palosshëm X në qershor mbeten të pandryshuara, sipas një zëdhënësi për kompaninë që flet për platformën e lajmeve të industrisë kineze, MyDrivers.

Thashethemet kishin sugjeruar që Huawei po merrte në konsideratë shtyrjen e datës së lansimit të Mate X për në shtator, për testime shtesë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Futbolliste për herë të parë në kopertinën e lojës FIFA Ultimate Edition

Futbolliste për herë të parë në kopertinën e lojës FIFA Ultimate Edition

Lojëra
Ninja, ‘streameri’ amerikan diagnostikohet me melanomë – një formë e kancerit të lëkurës

Ninja, ‘streameri’ amerikan diagnostikohet me melanomë – një formë e kancerit të lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori