OBRM-PDUKM: Fitorja e Siljanovskës do të thotë fillimi i fundit të LSDM
Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “Gordana Siljanovska Davkova fitoi në 47 komuna në Republikën e Maqedonisë. OBRM-PDUKM është fitues i këtyre zgjedhjeve, është mposhtur koalicioni në pushtet udhëhequr nga LSDM dhe BDI, të cilët kishin mbi 30 parti politike”.
Sipas OBRM-PDUKM-së qytetarët i thanë jo krimit, korrupsionit dhe nepotizmit. Qytetarët votuan për drejtësi dhe drejtshmëri, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Pendarovski humbi për shkak se është i njëjtë sikur Zoran Zaev. Pendarovski nuk ofron asgjë të re për shtetin”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se qytetarët në këto zgjedhje treguan se nuk frikësohen ndaj kërcënimeve dhe trysnive nga pushteti.
Me Pendarovskin, thonë nga kjo parti, Maqedonia fundoset, njëlloj siç është fundosur gjatë dy viteve të kaluara.
“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve në rrethin e dytë t’i japin goditjen përfundimtare LSDM-së dhe të dalin të mbështesin Siljanovskën. Fitorja e Siljanovskës do të thotë fillimi i fundit të LSDM”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Tre të lënduar nga një rrahje në Emshir të Prishtinës, gjashtë të arrestuar
Koci: Arrestimi i Rexhepit në Turqi është një keqkuptim i madh që do të sqarohet
Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës
Paralajmërimi për bllokim të pikave kufitare të Kosovës me Serbinë, Policia me plan operativ
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh