LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, filloi aplikimi për subvencione në bujqësi për vitin 2019

Maqedoni, filloi aplikimi për subvencione në bujqësi për vitin 2019

Afati për parashtrimin e kërkesave për subvencione për ekonomitë bujqësore për vitin 2019 ka filluar dhe do të zgjasë deri në datën 30 të muajit të ardhshëm, njoftoi sot Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Në atë periudhë do të parashtrohen kërkesat e vetme sipas Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2019, gjegjësisht për pagesa direkte për prodhimtari edhe atë për hapësira me kultura kopshtare, vreshta dhe plantacione të frutave si dhe për prodhimtari blegtorale edhe atë për kultivimin e gjedhëve, dhenve, dhive, bletëve, derrave dhe për kafshë të therura në thertore, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Kërkesat për marrjen e mbështetjes financiare dorëzohen në mënyrë elektronike, të pavarur nga ana e kërkuesve. Ata kërkues të cilët nuk dinë që vet të parashtrojnë kërkesa ose kanë nevojë për ndihmë gjatë parashtrimit të kërkesës elektronike, mund të drejtohen në njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Kërkesat për masat e prodhimtarisë bujqësore parashtrohen në bazë të të dhënave të evidentuara për parcela në Regjistrin e vetëm për ekonomi bujqësore dhe Sistemit për identifikim të parcelave tokësore me gjendje më 15 mars të vitit 2019.

Kërkesat për masat e prodhimtarisë blegtorale për gjedhë, dhen, dhi dhe bletë parashtrohen në bazë të të dhënave të evidentuara për kafshë në Regjistrin për identifikim dhe regjistrim të kafshëve shtëpiake me gjendjet në ditën e parashtrimit të kërkesës.

Agjencia i përkujton kultivuesit, që para parashtrimit të kërkesës në mënyrë të obliguar ta kontrollojnë dhe sipas nevojës ta azhurnojnë gjendjen e kafshëve në shoqatën veterinere me të cilën kanë lidhë marrëveshje.

Gjithashtu, të gjithë shfrytëzuesit e kësaj mbështetjeje financiare pas aplikimit dhe pas marrjes së shembullit të shtypur mirë t’i kontrollojnë të dhënat dhe nëse ka shkelje të caktuara në afat prej 30 ditëve nga dita e aplikimit t’i kryejnë korrigjimet e nevojshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori