Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadorin austriak në Prishtinë Gernot Pfandler me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në mes të Qeverisë së Austrisë dhe Qeverisë së Kosovës.
Ata fokus të diskutimit kishin Marrëveshjet të cilat tani më janë ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës për pesë komuna të Kosovës që do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të këtyre komunave si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në financimin e themelimit të qendrave të testimit elektronik për arsimin para universitar në Kosovë, ku shteti Austriak ka shprehur gatishmërinë të përkrah Kosovën në këtë fushë.
Me këtë rast, Ministri Hamza theksoi përkushtimin e tij, për mbështetjen e këtij sektori, me qëllim të avancimit të arsimit para universitar në Kosovë, ku sipas tij përfituesit më të mëdhenj do të jenë të rinjtë e Kosovës, të cilët janë potenciali më i madh në vend.
Ai gjithashtu theksoi se Kosova është e gatshme që të krijojë kushte për të arritur marrëveshje me partnerët strategjikë, siç është Austria për avancimin e arsimit në Kosovë, si një ndër fushat më me prioritetet të Qeverisë.
Ndërsa, ambasadori austriak Gernot Pfandler e falënderoi Ministrin Hamza për bashkëpunimin dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit Austriak për mbështetjen edhe në të ardhmen të institucioneve të Kosovës, veçanërisht gjetjen e mundësive të përkrahjes së projekteve të tilla të cilat ndikojnë në avancimin e të rinjve, si dhe në zhvillimin ekonomik të vendit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent – një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'