LAJMI I FUNDIT:

Kalërimi nuk shkoi si duhet, intervenimi prej katër orësh për t’ia larguar nga balta (Foto)

Kalërimi nuk shkoi si duhet, intervenimi prej katër orësh për t’ia larguar nga balta (Foto)

Njësitet shpëtimtare i kanë nxjerrë nga balta dy kalorës të rinj, që bashkë me kuaj kishin ngecur 300 metra larg bregdetit të Merseyside në Angli.

Derisa njëri doli më me lehtësi, u nevojit një intervenim prej katër orësh, për ta nxjerrë tjetrin, kali i së cilit kishte ngecur në baltë deri në bark, transmeton Telegrafi.


Të dy kalorësit janë dërguar në spital, ku u kontrolluan për ndonjë lëndim të mundshëm, ndërsa u liruan sërish në shtëpi.

Në mënyrë që të shpëtohet edhe kali, u përdor një pajisje që lëshon ujë me presion, për ta zbutur baltën e dendur, prej nga nuk po i dilte këmba.

Megjithëse u nxjerrë, e kishte të pamundur të ecte dhe ngeci sërish, derisa e hipën mbi një anije gome.

Që të mos përsëritet ndonjë ngjarje e ngjashme, u kërkua që në atë zonë të vendosen shenja paralajmëruese nga rreziku për përbën balta kur është në këtë formë. /Telegrafi/