LAJMI I FUNDIT:

Banka Qendrore Evropiane ‘e shqetësuar’ për pavarësinë e Rezervës Federale

Banka Qendrore Evropiane ‘e shqetësuar’ për pavarësinë e Rezervës Federale

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, shprehu shqetësim rreth pavarësisë së Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke paralajmëruar se një humbje e autonomisë së saj mund të dëmtojë kredibilitetin e politikës.

Emërimi i dy kandidatëve të diskutueshëm nga presidenti Donald Trump në Bordin e Rezervës Federale dhe thirrjet e vazhdueshme për uljen e normave kanë ngritur spektrin e ndërhyrjes së qeverisë, duke sfiduar një parim themelor të bankave qendrore moderne.


“Unë jam i shqetësuar për pavarësinë e bankës qendrore në vendet e tjera, veçanërisht në juridiksionin më të rëndësishëm në botë. Nëse banka qendrore nuk është e pavarur, atëherë njerëzit mund të mendojnë se vendimet e politikës monetare ndjekin këshillat politike dhe jo vlerësimin objektiv të perspektivës ekonomike”, tha Draghi në një konferencë shtypi.

Qeveritë nga Turqia në Indi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë presion në rritje në bankat e tyre qendrore në muajt e fundit, duke ndezur një debat për vlerën e pavarësisë.

Por disa argumentojnë se politika e pazakonta, e përdorur gjerësisht tani, rishpërndan pasurinë, kështu që politika monetare merr vendime gjithnjë e më shumë politike dhe kërkon një kontroll më të madh politik.

“Sidoqoftë, brenda mandatit të tyre, bankat qendrore duhet të zgjedhin se cila është mënyra më e mirë për të përmbushur mandatin. Sepse në qoftë se ju nuk i lini ata të jenë të lirë, atëherë ata nuk janë të përgjegjshëm. Ky është kuadri bankar qendror që nga vitet ’80-ta kudo”, shtoi ai.

Megjithatë, Draghi argumentoi se ai nuk pa asnjë kërcënim të ngjashëm me pavarësinë e BQE-së, duke marrë masa mbrojtëse ligjore dhe gjithashtu nuk mendonte se rastet e ndërhyrjeve diku tjetër po dëmtonin besimin botëror. /Telegrafi/