LAJMI I FUNDIT:

Molliqaj: Vetëvendosje më ka mbështetur për muri, iu kam thënë të mos e hapim betejën e “SHIK”-ut (Video)

Molliqaj: Vetëvendosje më ka mbështetur për muri, iu kam thënë të mos e hapim betejën e “SHIK”-ut (Video)

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se ka qenë i detyruar të tregojë për lidhjet e Glauk Konjufcës me SHIK-un.

Molliqaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se tash e tutje do të vazhdojë t’i përgjigjet Vetëvendosjes për çdo çështje.


“Vetëvendosje më ka mbështetur për muri. Çka të bëj tash, murin unë nuk mundem ta thyej. Deri të muri kam shkuar. Ish shokët e mi për shkak të punës së përbashkët i kam duruar, tash më kanë mbështetur për muri, nuk kam ku të shkojë, po të kish fuqi do ta thyeja edhe murin dhe do t’i kisha ikur kësaj teme”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Deputeti i PSD-së ka thënë se Vetëvendosjes nuk i konvenon hapja e temës së SHIK-ut por sipas tij i kanë bërë llogaritë gabim.

“Ju kam thënë nga fillimi që nuk iu konvenon kjo betejë, por ata kanë llogaritur në njëfarë korrektësie tonë që na nuk i hapim këto tema. Tash janë fshehur, nuk po vijnë më në studio televizive”.

“…Vetëvendosje nuk fshehët. Së paku ajo Vetëvendosje që kemi njohur, sepse kjo Vetëvendosje që është tash po fshehët”, tha ndër të tjera Dardan Molliqaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori