LAJMI I FUNDIT:

Beqaj thotë se taksa 100 për qind ishte një “budallaki” e vogël (Video)

Beqaj thotë se taksa 100 për qind ishte një “budallaki” e vogël (Video)

Analisti politik, Belul Beqaj e ka quajtur “budallaki” vendimin e Qeverisë Haradinaj, për vendosjen e taksës 100 për qind për Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën.

Beqaj në një intervistë për Telegrafin, ka theksuar se taksa e vendosur ka qenë gabim. Por, që më vonë e ka arsyetuar vetën për shkak se e ka penguar vazhdimin e dialogut i cili sipas tij, ka qëllim përfundimtar korrigjimin e kufijve.


“Tarifa ka qenë një gabim, një budallaki e vogël, të cilën e arsyetoj jo për shkaqe ekonomike, por që ndërkohë është transformuar si pengesë politike shumë e rëndësishme për mos vazhdimin e dialogut, që ka për qëllim përfundimtar korrigjimin e kufijve, pra e ka arsyetuar vetën politikisht dhe jo ekonomikisht”, ka potencuar Beqaj gjatë një interviste për Telegrafin.

Qeveria e Kosovës, taksën 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina e ka vendosur që nga muaji nëntor 2018.

Kundër kësaj takse, janë deklaruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Bashkimi Evropian.

Beqaj: Samiti i Berlinit moment i duhur për arritjen e kompromisit mes Kosovës dhe Serbisë (Video)
Lexo po ashtu Beqaj: Samiti i Berlinit moment i duhur për arritjen e kompromisit mes Kosovës dhe Serbisë (Video)

Përkundër presionit që është bërë për heqjen e kësaj takse, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se masa e vendosur do të zgjasë deri një njohje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori