Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Belul Beqaj, në një intervistë për Telegrafin, ka folur rreth Samitit të Berlinit, i cili pritet t’i përballë liderët e Kosovës dhe ata të Serbisë.
Beqaj thotë se Samiti i Berlinit është një moment i duhur që të arrihet një kompromis mes atyre që insistojnë që të hiqet tarifa dhe atyre që insistojnë që zgjidhja e problemit definitiv mes Kosovës dhe Serbisë të bëhet brenda kufijve ekzistues.
“Meqë kemi të bëjmë me një takim të lidershipit me ndikim të jashtëzakonshëm në kuadër të Bashkimit Evropian, dhe me përfaqësuesit me ndikim te jashtëzakonshëm në Kosovë dhe Serbi, të cilët edhe kanë pikëpamje të ndryshme rreth vazhdimit të dialogut e veçmas zgjidhjes së korrigjimit të kufirit”.
“Shpresoj që është momenti i duhur që të arrihet një kompromis mes atyre që insistojnë të hiqet tarifa dhe atyre që insistojnë që zgjidhja e problemit definitiv mes Kosovës dhe Serbisë të bëhet brenda kufijve ekzistues. Ky do të ishte ndoshta argumenti dhe arsyeja më e fortë e këtij takimi dhe që e arsyeton pjesëmarrjen e lidershipit nga Kosova dhe Serbia”, ka deklaruar Beqaj në intervistën e dhënë për Telegrafi.
I pyetur se a do të bëjë Gjermania presion për heqjen e taksës, dhe që të vazhdohet dialogu Kosovë-Serbi, Beqaj thotë se do të ndodhë një kompromis dhe që s’ka të bëjë më presion.
“Nuk besoj që do të jetë në pyetje presioni i Merkelit, do të jetë një argumentim racional politik, që nënkupton kompromisin e duhur që do të thotë të mos jetë tarifa e vendosur për vazhdimin e procesit që nënkupton zgjidhjen në kuadër të kufijve ekzistues, që mund të përfundojë me një epilog të përmirësimit të kualitetit të raporteve mes shumicës dhe pakicës në kuadër të kufijve ekzistues të Kosovës”, është shprehur ai për Telegrafin.
Takimi mes liderësh të Ballkanit Perëndimor është organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel si dhe presidenti francez Emanuel Macron ndërsa do të mbahet më 29 prill në Berlin./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert