LAJMI I FUNDIT:

Prokurori Rexha: Një person me inicialet l.Z, ka qenë dëshmitar në rastin e vrasjes së policit në Skenderaj

Prokurori Rexha: Një person me inicialet l.Z, ka qenë dëshmitar në rastin e vrasjes së policit në Skenderaj
Foto: Ilustrim

Prokurori i Mitrovicës, Njazi Rexha, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se një nga dëshmitarët në rastin e vrasjes së policit Valon Goxhuli në Skenderaj është edhe emri, Ilir Zeqiri.

Mirëpo, siç tha prokurori Rexha, nuk është i sigurt nëse bëhet fjalë për personin e njëjtë i cili u gjend i djegur në veturën e tij në fshatin Prekaz i Epërm të Skenderajt.


“Një dëshmitar me emrin Ilir Zeqiri, ka qenë në rastin e policit Valon Goxhuli, mirëpo nuk e di nëse është personi i njëjtë”, ka thënë Rexha.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se për momentin nuk ka ndonjë informacion shtesë, pos asaj që është thënë të martën në raportin e policisë.

Ndryshe, personi më inicialet I.Z 48 vjeç, u gjet pa shenja jete të hënën në një veturë të djegur në Skenderaj.

Taksisti i cili u vra mbrëmë në Skenderaj, ishte dëshmitar i një vrasjeje (Video)
Lexo po ashtu Taksisti i cili u vra mbrëmë në Skenderaj, ishte dëshmitar i një vrasjeje (Video)

Në bazë të raportit policorë, në hetimet e para rasti në fjalë u cilësua si vepër penale ‘vrasje rëndë’.

“Rreth orës 19:00 të datës 8 prill 2019, Policia ka pranuar informacion se në fshatin Prekaz i Epërm të Skenderajt,  një veturë ishte  kapluar  nga zjarri. Drejtë vendit të ngjarjes me urgjencë kanë reaguar njësitë policore dhe njësia e zjarrfikësve ku pas fikjes së zjarrit brenda në veturën e djegur është gjetur një trup i pajetë. Nga hetimet  e para dyshohet se trupi i pajetë është i viktimës I. Z. rreth 48 vjeçar, ndërsa vetura e djegur me targa vendore ishte në pronësi të viktimës.

Nga hetimet fillestare të bëra nga hetuesit e Krimeve të Rënda në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja të armës.

Marrë parasysh të gjeturat fillestare në vendin e ngjarjes dhe elementet tjera rethanore, sipas prokurorit të rastit  hetimet janë duke u zhvilluar mbi dyshime për vepër penale ‘ vrasje e  rëndë’.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/

Para se të digjej në makinë, viktima nga Skenderaj dyshohet se u qëllua me armë
Lexo po ashtu Para se të digjej në makinë, viktima nga Skenderaj dyshohet se u qëllua me armë

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori