LAJMI I FUNDIT:

Skuadra e plotë e Juventusit për ndeshjen ndaj Ajaxit

Skuadra e plotë e Juventusit për ndeshjen ndaj Ajaxit
Cristiano Ronaldo (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Cristiano Ronaldo është kthyer në skuadrën e Juventusit për ndeshjen kundër Ajaxit, e vlefshme për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, Giorgio Chiellini dhe Emre Can nuk do të jenë në dispozicion të Massimiliano Allegrit për shkak të lëndimeve.


Këta dy futbollistë u bashkohen Martin Caceres dhe Juan Cuadrados, të cilët mbesin jashtë, ndërkohë që në skuadër janë rikthyer Mattia Perin, Andrea Barzagli dhe Douglas Costa.

Juventus
Lexo po ashtu Juventus

Trajneri duhet të vendosë nëse do të jetë veterani Barzagli partner i Leonardo Bonuccit në mbrojtje, apo Daniele Rugani.

Skuadra e Plotë e Juventusit për ndeshjen et ë mërkurës në Amsterdam:
Szczesny, Perin, Pinsoglio; De Sciglio, Alex Sandro, Barzagli, Bonucci, Cancelo, Rugani, Spinazzola; Pjanic, Khedira, Matuidi, Bentancur, Nicolussi Caviglia; Ronaldo, Dybala, Costa, Mandzukic, Kean, Bernardeschi. /Telegrafi/