LAJMI I FUNDIT:

Ish-ambasadorët themelojnë këshill në Maqedoni, do të këshillojnë institucionet për politikën e jashtme

Ish-ambasadorët themelojnë këshill në Maqedoni, do të këshillojnë institucionet për politikën e jashtme

Integrimet euroatlantike dhe avancimi i marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore janë parimet bazë që duhet të respektojnë anëtarët e Këshillit të ambasadorëve, që sot është formuar, ndërsa mund të anëtarësohen të gjithë ish ambasadorët dhe ish ministra për Punë të Jashtme.

Në Fakultetin e FON-it sot është mbajtur Kuvendi themelues i Këshillit i cili paraqet Shoqatë të pavarur, jopartiake, joprofitabile të ambasadorëve dhe ish shefave të diplomacive. Kuvendi themelues është mbajtur po më 8 prill ku në vitin 1993 Asambleja e përgjithshme e KB-së e ka pranuar vendin si sovrane dhe shtet të pavarur, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Qëllimi i Shoqatës është përmes aktiviteteve të saja të ndihmojë në krijimin dhe implementimin e suksesshëm të politikës së jashtme rajonale dhe ndërkombëtare bilaterale dhe multilaterale, integrimet në BE dhe NATO.

Për kryetar të Këshillit është zgjedhur ambasadori i parë i Maqedonisë në Greqi, Lupço Arsovski, i cili ka thënë se kjo nismë fisnike realizohet në ditën e pranimit të Maqedonisë në KB dhe ka shtuar se në Shoqatë janë të ftuar të gjithë ambasadorët të cilët nuk janë në shërbim aktiv, por që janë të pensionuar ose punojnë diçka tjetër, ndërsa kushti është që së paku një herë të jenë të akredituar si ambasadorë në ndonjë nga vendet.

Ata do të merren me sfidat kryesore të diplomacisë maqedonase, ndërsa ambasadori Arsovski ka përmendur se shembull më i freskët është zgjidhja e kontestit me Greqinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori