LAJMI I FUNDIT:

PDK deklarohet pasi PSD, AAK dhe Nisma e çuan në Kushtetuese Thaçin

PDK deklarohet pasi PSD, AAK dhe Nisma e çuan në Kushtetuese Thaçin

Pas një viti bllokim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, javë më parë ka emëruar anëtarët e rinj të këtij komisioni.

Por ai ka vendosur t’i lë pa përfaqësues në KQZ, Nismën, Partinë Socialdemokrate dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.


Pas këtij vendimi, që të tre kryetarët e grupeve parlamentare të mbështetur nga 30 deputetë të Kuvendit të Kosovës, sot kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e presidentit, sipas tyre, Thaçi ka shkelur të drejtat e tyre si grupe parlamentare.

PSD-AAK-Nisma e dërgojnë Thaçin në Kushtetuese: Presidenti shkeli të drejtat tona si grupe parlamentare
Lexo po ashtu PSD-AAK-Nisma e dërgojnë Thaçin në Kushtetuese: Presidenti shkeli të drejtat tona si grupe parlamentare

Rreth veprimit të PSD-së, Nismës dhe AAK-së, është deklaruar shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.

Për Telegrafin, ai tha se kanë të drejtë ta bëjnë këtë veprim, dhe që shpreson që Gjykata të qartësojë të gjithë çështjen e emërimve në KQZ.

Është e drejtë e tyre dhe shpresoj se Gjykata Kushtetuese do ta qartësojë për të gjithë çështjen e emërimeve në KQZ”, ka thënë Memli Krasniqi për Telegrafin.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me presidencën, mirëpo këta të fundit janë përgjigjur rreth veprimit të PSD-së, AAK-së, dhe Nismës.

Ndryshe, anëtarët e rinj të KQZ-së janë: Sami Hamiti, Florian Dushi, Adnan Rrustemi, Nazlie Bala, Alfred Kinolli, Qemail Kurtishi, Ercan Shpat dhe Stevan Veselinoviq. /Telegrafi/

Betohen tetë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Lexo po ashtu Betohen tetë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori