LAJMI I FUNDIT:

Korenica vazhdon të bëjë magji, Prishtina merr fitoren e katërt radhazi

Korenica vazhdon të bëjë magji, Prishtina merr fitoren e katërt radhazi

Prishtina ka arritur fitoren e katërt radhazi, pasi para adhuruesve të vet ka mposhtur Lirinë e Prizrenit me rezultat 3-0.

Prishtina që nga fillimi i ndeshjes ishte më e mirë duke sulmuar vazhdimisht portën e Lirisë.

Gauthier Mankenda me dy raste shënimi dhe Ergyn Ahmeti me një tjetër rrezikuan fillimisht.


Tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit Fadil Vokrri për ta parë golin e parë u desh të pritnin minutën e 36-të, kur Ergyn Ahmeti me një goditje të fortë nga distanca realizoi për 1-0.

Me epërsinë minimale të kryeqytetasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Në pjesën e dytë ishte radha që mesfushori më i mirë në Kosovë, Meriton Korenica të dhurojë spektakël.

Ishte minuta e 52-të e ndeshjes kur rahovecasi realizoi për 2-0 pas asistimit nga Armend Thaqi.

Nëntë minuta më vonë, sërish në skenë doli reprezentuesi i Kosovës U-21, kur realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Prishtinën për 3-0.

Ishte ndeshja e tretë radhazi që Korenica realizon nga dy gola me fanellën e Prishtinës, pasi një gjë të tillë e bëri edhe ndaj Flamurtarit dhe Ballkanit.

Prishtina me këtë fitore vazhdon të mbetet e dyta në tabelë me 56 pikë, tri më pak se lideri Feronikeli.

Ndërkohë Liria vazhdon të mbetet e parafundit në tabelë me 24 pikë pas 25 ndeshjeve.

Ndeshjen e radhës Prishtina e zhvillon në udhëtim te Ferizaj, derisa Liria pret liderin Feronikelin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Zvicrës pyetet nëse do të jetë sigurim fizik i Xhakës në duelin me Serbinë

Ylli i Zvicrës pyetet nëse do të jetë sigurim fizik i Xhakës në duelin me Serbinë

Përfaqësueset
Perez tanimë e di se cilin trajner e do te Reali si pasues të Carlo Ancelottit

Perez tanimë e di se cilin trajner e do te Reali si pasues të Carlo Ancelottit

La Liga
Hansi Flick realizon dy afrime të reja te Barcelona

Hansi Flick realizon dy afrime të reja te Barcelona

La Liga
Tre lojtarëve të Barcelonës që u skadon kontrata në më pak se 12 muaj

Tre lojtarëve të Barcelonës që u skadon kontrata në më pak se 12 muaj

La Liga
Shqetësime te Man United: Lojtari më i mirë deri më tani këtë sezon diagnostikohet me problem të rrallë në zemër

Shqetësime te Man United: Lojtari më i mirë deri më tani këtë sezon diagnostikohet me problem të rrallë në zemër

Premier League
Legjenda e futbollit kërkon që drejtorët e Man Utd të arrestohen për shitjen e McTominay

Legjenda e futbollit kërkon që drejtorët e Man Utd të arrestohen për shitjen e McTominay

Premier League
Kalo në kategori