LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori norvegjez, Per Strand Sjaastad pas takimit me Agim Ademin: Në ndeshjet e Kosovës jam në mesin e fansave

Ambasadori norvegjez, Per Strand Sjaastad pas takimit me Agim Ademin: Në ndeshjet e Kosovës jam në mesin e fansave

Agim Ademi ka pritur sot në zyrën e tij ambasadorin norvegjez në Kosovë, Per Strand Sjaastad.

Gjatë këtij takimi tejet miqësor presidenti Ademi e njoftoi ambasadorin Sjaastad me zhvillimin e futbollit në Kosovë, duke filluar nga ligat në të gjitha grupmoshat e deri te ekipet kombëtare.


Gjithashtu u bisedua edhe rreth projekteve në përmirësimin e infrastrukturës në partneritet me UEFA-n e FIFA-n por edhe institucionet shtetërore, si dhe rreth projekteve të ndryshme për zhvillimin e futbollit të të rinjve, femrave dhe të gjitha etniteteve që jetojnë në Kosovë.

Ndërkaq, ambasadori Per Strand Sjaastad u shpreh i lumtur për sukseset e Kosovës në futboll, si në Ligën e Kombeve ashtu edhe me rezultatet pozitive dhe paraqitjen e shkëlqyeshme në dy ndeshjet e para të këtij viti kundër Danimarkës dhe Bullgarisë.

“Gjithmonë në ndeshjet që i luan Kosova jam në mesin e fansave, sepse si ish-futbollist i grupmoshave të reja në Norvegji, e shijoj më shumë suksesin tuaj në mesin e tifozëve. Përkrahja ime për ju dhe institucionin që ju e drejtoni do të jetë e vazhdueshme, sepse po i jepni kënaqësi dhe krenari popullit tuaj dhe jo rastësisht jeni storie e suksesit jo vetëm në Kosovë, por edhe në UEFA e FIFA”, ka theksuar me këtë rast ambasadori Sjaastad.

Në fund të takimit presidenti Ademi ia ndau ambasadorit norvegjez si dhuratë një fanellë të Kombëtares së Kosovës si dhe një plaketë me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e falënderuar njëherësh që çdo herë është i pranishëm në ndeshjet e Kosovës dhe po i jep përkrahje futbollit tonë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Liridon Krasniqi gati të nisë një aventurë në futbollin spanjoll

Ndërkombëtare
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Pesë klube të mëdha të interesuara për transferimin e Koundes

Ndërkombëtare
Kalo në kategori