LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Ambasadori zviceran foli në Skenderaj si mik i mirë shqiptarëve të Kosovës

Haziri: Ambasadori zviceran foli në Skenderaj si mik i mirë shqiptarëve të Kosovës

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar deklaratën e ambasadorit zviceran në Kosovë, kur tha se ata po investojnë ndërkohë që në Kosovë po bëhet hajni përmes pensioneve të veteranëve të rrejshëm.

Ndërkohë, për ata që këkrojnë largimin e tij nga Kosova, Haziri thotë se kjo është e turpshme.

Haziri thotë se ambasadori zviceran është treguar mik i vërtetë me shqiptarët.


“Ai është sjell, jo si diplomat, por si mik i Kosovës. Ai ka folur në Skenderaj si miku më i mirë i shqiptarëve të Kosovës. Nëse dikush si ai përmend probleme të faktuara me të cilat sot prokuroria merret, ne nuk duhet me pas kurrfarë tjera përveç me i thanë faleminderit…”, tha Haziri, për Kosovapress.

Nënkryetari i LDK-së e ka cilësuar të turpshme deklaratën e ministrit Lekaj, i cili kërkoi largimin e ambasadorit zviceran nga Kosova.

“E turpshme është me kërku me largu, apo me shpall personan non grata ambasadorin vetëm pse është treguar miqësor me Kosovë”, thotë Haziri./Telegrafi/