Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, bashkë me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, XhaferTahrin, kanë përparuar nisjen e punimeve në Zonën Ekonomike në Lumadh të Vushtrrisë, që është një investim i MTI-së në vlerë prej 1.3 milionë eurove.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka theksuar se po punohet në përmirësimin e infrastrukturës ligjore duke bërë oferta konkrete për të sjell kompani të mëdha që ta investojnë kapitalin e tyre në Kosovë.
“Po ashtu po krijojmë kushte fizike për bizneset vendore dhe ndërkombëtare në mënyrë që aktivitetet e tyre t’i kenë sa më të lehta dhe në kushte sa më të mira. Duke iu krijuar kushte përmes hapësirave të mjaftueshme fizike dhe lehtësirave konkrete synojmë rritjen e prodhimit vendor, hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik të vendit”, ka thënë ministri Shala.
Po ashtu ministri theksoi se ndërtimi i zonave ekonomike do të ketë edhe në qytete tjera të Kosovës me qëllimin që t’iu dalim në ndihmë bizneseve me hapësira fizike dhe qira të lirë.
Ndërsa kryetari i Vushtrrisë, XhaferTahiri, tha se ky është investimi më i madh në Vushtrri duke e konsideruar si mundësi të jashtëzakonshme për bizneset .
“Sot është lajm i gëzueshëm për Vushtrrinë sepse po ndodhë investimi më i madh në vitet e fundit. Zona Ekonomike ka qenë një prej premtimeve tona kryesore dhe sot me një bashkëpunim të MTI-së dhe KIESA-s, ne kemi filluar punën në zonën ekonomike. Jemi zotuar të tërheqim biznese që vijnë edhe nga diaspora që të krijojmë më shumë hapësirë dhe mbështetje për sektorin privat dhe të kemi zhvillim ekonomik”, tha Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Video Editing Course
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'