LAJMI I FUNDIT:

Video Editing Course

Video Editing Course

 Video editimi, momentalisht, është një nga aftësitë më të kërkuara në tregun e punës. Me aftësi të video editimit ju mund të punoni në industri dhe pozicione të ndryshme. Disa prej roleve dhe industrive përfshijnë: film dhe televizion, agjenci të marketingut, zyra te lajmeve dhe kompani të transmetimeve, institutcione arsimore, freelancer etj.

Për t’u aftësuar më detajisht mbi këtë fushë, bashkangjituri në grupin e radhës në kursin e video editimit në Jungle.

Në Jungle, kursi i video editimit, është përshtatur për të pajisur studentët me aftësitë bazë. Gjithashtu, ata do të jenë në gjendje të krijojnë një portofol personal që mund t’u ndihmojë të sigurojnë një praktikë pune. Në fund të kursit, studentët do të pajisen me certifikatë të njohur ndërkombëtarisht.

Në këtë kurs do të mësoni më detajisht mbi detajet e Adobe Premiere Pro, duke përfshirë mjetet dhe hapësirën e punës. Pastaj, do të fitoni aftësitë për të organizuar klipet dhe për të punuar me shumë shtresa. Kursi do të trajtojë gjithashtu krijimin e grafikave, teksteve dhe shablloneve të personalizuara, si dhe animacioneve. Më në fund, do të mësoni si të eksportoni video me settings e duhura për rezultate optimale.

Ky kurs i pajis studentët me certifikatë të njohur ndërkombëtarisht.

Gjithashtu, Jungle ka krijuar partneritete me kompani të ndryshme te cilat ofrojnë shërbime që lidhen me trajnimet tona. Nëpërmjet këtyre partneriteteve ju mundësojmë studentëve tanë punë praktike në atë fushë te trajnimit që kanë përfunduar.

Informata të mëtutjeshme se kur fillon grupi i ri e mbi çmimin e kursit, shikojeni website të Jungle.

Nëse keni pyetje rreth këtij trajnimi ose tjerëve, na kontakti në info@jungle-ks.com ose në faqen tonë të Instagramit.