Meridian Group sjell një eksperiencë unike në Prishtina Gastronomy Festival

Për pesë net me radhë, Meridian Group do të jetë pjesë e Prishtina Gastronomy Festival, duke sjellë një eksperiencë të plotë gastronomike për të gjithë vizitorët përmes Meridian Kitchen dhe portofolit të brendeve që distribuon.
Në shtëpizën e Meridian Kitchen, vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë pizza të përgatitura në moment, pulë krokante dhe specialitete të tjera të freskëta.
Si pjesë e Meridian Group, Meridian Corporation do të prezantojë gjithashtu portofolin e saj të brendeve premium, duke sjellë produkte nga marka prestigjioze si Red Bull, Rauch, Tuborg, Carlsberg, Somersby, Mogyi, Schär, Lezita dhe shumë të tjera.
Me mbi 30 vite ekselencë në distribuim dhe partneritete me brendet më të njohura botërore, Meridian Group vazhdon të ndërtojë ura mes markave ndërkombëtare dhe konsumatorëve në Kosovë, duke promovuar cilësinë, inovacionin dhe përvojat autentike.
Nën moton “Mbi 30 vite ekselencë – Brende premium, distribucion i besuar”, Meridian Group fton të gjithë vizitorët e festivalit të vizitojnë hapësirën e tij dhe të përjetojnë nga afër shijet, produktet dhe markat që kanë fituar besimin e konsumatorëve ndër vite.








































