LAJMI I FUNDIT:

White: Pensionimi i McGregor nuk ka të bëjë me dëshirën e tij për t’u bërë aksionar në UFC

White: Pensionimi i McGregor nuk ka të bëjë me dëshirën e tij për t’u bërë aksionar në UFC
Conor McGregor dhe Dana White (Foto: Vaughn Ridley/Getty Images/Guliver)

Dana White ka thënë se pensionimi i Conor McGregor nuk ka të bëjë me dëshirën e irlandezit për të pasur aksione në UFC.

Njëri prej yjeve më të famshëm të MMA-së njoftoi të martën se po pensionohet nga artet e përziera marciale, ndërsa pati reagime të ndryshme, disa prej të cilave pohonin se kjo ishte taktikë për ta forcuar pozitën e tij në negociatat për të qenë njëri prej pronarëve të Ultimate Fighting Championship.


Conor McGregor (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Veprime të ngjashme, 30-vjeçari kishte bërë edhe në të kaluarën duke e shfrytëzuar ‘pensionimin’ si një metodë për t’u bërë më i rëndësishëm.

Dyshime për pensionimin e vërtetë të McGregor, thuhet se ai po e shfrytëzon këtë metodë për të fituar më shumë
Lexo po ashtu Dyshime për pensionimin e vërtetë të McGregor, thuhet se ai po e shfrytëzon këtë metodë për të fituar më shumë

Megjithatë, White thekson se nuk ka ndonjë lidhshmëri ndërmjet lajmit për pensionim dhe dëshirës së Conor për të pasur aksione në UFC.

“Shumë njerëz kanë spekuluar se (njoftimi për pensionim) ka ndodhur për shkak të bisedimeve. Mirëpo, ne nuk kemi negociuar aq fort’.

“Ai e tha atë (se dëshiron aksione në UFC) në Chicago. Unë e pashë (çfarë kishte thënë), ndërsa ai më dërgoi një mesazh në telefon”, ka deklaruar White për TMZ. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori